Telegrafi

Gërxhaliu: Nuk ka shtet as shoqëri që nuk i përjeton krizat politike

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu ka thënë se situata e brishtë politike në vend po e dëmton më së shumti komunitetin e biznesit.
Gërxhaliu, në një konferencë për media, në bashkëpunim me SPARK-un nga Holanda dega në Kosovë, kanë lansuar aktivitetin e përbashkët kushtuar informimit të komunitetit të biznesit.

Ky informim ka të bëjë me përparësitë dhe sfidat me të cilat do të ballafaqohet me rastin e fillimit të implementimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me Unionin Evropian.

Ai ka thënë se kriza nëpër të cilën po kalon Kosova nga gjysma e shtatorit po ndodh në të njëjtën kohë kur Kosova ka krijuar për të parën herë një marrëdhënie kontraktuale me Bashkimin Evropian për mes nënshkrimit të Marrëveshjes s ë Stabilizim Asocimit(MSA), raporton Telegrafi.

“Nuk ka shtet as shoqëri që nuk i përjeton krizat politike. Por janë të rralla shtete që lejojnë që krizat e saj të brendshme të dëmtojnë interesin e saj prioritar, e ky është zhvillimi ekonomik, adresimi i sfidave sociale dhje shqetësimeve të qytetarëve dhe inkuadrimi sa më domethënës në rrjedhat aktuale ndërkombëtare”, ka thënë Gërxhaliu. /Telegrafi/