Telegrafi

Gërxhaliu: Nuk ka pasur shtim të investimeve të huaja

Kryetari i OEK-ut Safet Gërgjaliu, theksoi se gjatë vitit 2010 nuk ka pasur zhvillime të theksuara në fushën e ekonomisë. Ai ka kërkuar që gjatë vitit të ardhshëm të punohet më tepër në zhvillimin ekonomik dhe uljen e papunësisë.

Duke folur për punën e OEK-ut gjatë vitit që po lëmë pas, Gërxhaliu ka thënë se janë zhvilluar një sërë aktivitetesh të rëndësishme, në mesin e të cilave ishte edhe mbajtja e zgjedhjeve të brendshme të OEK-ut.

"Pikat të cilat duhet të ceken si të arritura për vitin 2010, është ricertifikimi i OEK-t me ISO, standardet për menaxhim dhe kualitet të shërbimeve themelimi i Këshillit për zhvillim ekonomikë, ku promovohet një partneritet edhe privat edhe publik ku janë të përfshirë edhe akterët kryesorë, i cili këshill do ta ketë një rëndësi të veçantë në të ardhmen, konfirmimi zyrtar i pjesëmarrjes së OEK-t në grupet punuese qeveritare në hartimin e ligjeve të rëndësishme për ekonomi etj”, tha kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu. /Telegrafi/