Telegrafi

Gërxhaliu merr çmimin Ismet Gusia

Në ceremoninë e promovimit te botimit të dytë të veprës së prof. dr. Ismet Gusia, “ Burimet natyrore si faktor i zhvillimit ekonomik të Kosovës”, në tridhjete vjetorin e vdekjes së tij, lidhur me jetën dhe veprën e të ndjerit kanë folur rektori i Universitetit të Prishtinës, Mujë Rugova, si dhe profesorë të tjerë këtij institucioni arsimorë.

Duke marrë çmimin e parë me emrin e prof, Ismet Gusisë, të cilin e ka ndarë familja Gusia, kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu tha se ky çmim e nderon.

“Çmimi me të cilin më nderoni sot ka një domethënie të veçantë për dike që nga mosha rinore e studentore profesionalisht u frymëzua me personalitetin dhe veprën e Ismet Gusisë”, theksoi Gërxhaliu duke shtuar se figura e Ismet Gusisë, vepra e tij dhe insistimi i tij këmbëngulës që shkenca duhet ta ketë vendin e vet në vendimet madhore ekonomike dhe për strategjinë ekonomike të vendit tonë.

Po ashtu u propozua që Fakulteti Ekonomik i UP-së të bartë emrin e profesorit Ismet Gusia. /Telegrafi/