Drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, në një prononcim për Telegrafi tha se ka filluar obduksioni i trupit të pajetë të policit, Armend Trena.
Gerxhaliu tha se sapo të përfundoj obduksioni, trupi do t’i dorëzohet familjarëve të viktimës.
“Ka filluar pak më parë obduksioni nga mjeku kujdestar. Sapo të përfundoj do t’i dorëzohet familjes”, ka thënë shkurt Gërxhaliu për Telegrafin.
Ndryshe, trupi i pajetë i policit Armend Trena u gjet nga Njësitet e kërkimit të shpëtimit të FSK-së, Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Kosovës për Emergjenca të hënën në orën 16:50, në kilometrin e 6-të (në hyrje të Hanit të Elezit) nga vend i aksidentit në lumin Lepenc.
Ndërkaq, siç kanë bërë të ditur familjarët e Armend Trenës përmes rrjeteve sociale, varrimi i policit do të bëhet këtë pasdite në orën 16:00. /Telegrafi/