Telegrafi

Gërxhaliu: Inflacioni sjell varfëri

Ndonëse inflacioni në Kosovë cilësohet si i importuar, ai megjithatë po ngarkon buxhetin familjar dhe po han rrogat e premtuara se do të paguhen me rritje. Ndërkaq varshmëria nga tregjet e jashtme mbetet për mungesë të investimeve në sferën prodhuese.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, tha Qendra.info, se ekzistojnë shumë indikator tjerë substancial për rritjen ekonomike. “Secili në Kosovë ka dëshirë që standardi jetësor të jetë më i lartë, mirëpo gjithmonë duhet të kemi argument substancial të ngritjes. Në këtë drejtim në qoftë se nuk ke prodhim dhe i ngritë pagat, do të thotë se përkrahet konsumi. Në mungesë të prodhimit vendor, konsumi do të jetë rrugë për eksportimin e parasë së gatshme në vendet e rajonit dhe më gjerë”, theksoi ai.

Sipas, kryetarit Gërxhaliu, kjo mënyrë e shtrirjes së investimeve sjell inflacion, varshmëri dhe varfëri. /Telegrafi/