Telegrafi

Gërxhaliu i fton çeket të investojnë në Kosovë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës , Safet Gërxhaliu, tha se bashkëpunimi ekonomik është çelës i stabilitetit dhe zhvillimit politik jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon, dhe për këtë arsye vizita e delegacionit Çek është e rëndësisë së veçantë.

“Besoj se biznesmen nga Çekia do të vijnë në Kosovë, pasi që është duke u avancuar edhe në infrastrukturën fizike por edhe në atë ligjore, me legjislacion të harmonizuar me standardet evropiane. Kjo mjafton që të krijoni një bindje, të mos hezitoni të jeni aktiv në Kosovë por të gjeni partneritet dhe t’i gjeni format e avancuara të bashkëpunimit ekonomik”, tha kryetari Gërxhaliu.

Ndërkaq Janina Hrebickova, Ambasadore e Republikës së Çekisë ne Kosovë vlerësoi së krahasuar me periudhën e mëparshme Kosova ka bërë një hapë të rëndësishëm përpara. /Telegrafi/