Telegrafi

Gervinho afër rikthimit në Evropë

Sulmuesi afrikan, Gervinho pritet të largohet nga kampionati kinez për tu rikthyer në Evropë.

Angazhimi i Rudi Garcias në klubin francez Olympique Marseille i ka hapur rrugë Gervinhos për të luajtur përsëri në Ligue 1.

Garcia dhe Gervinho kanë qenë së bashku në Le Mans, Lille dhe Roma, ndërsa tekniku francez synon transferimin e afrikanit përsëri në Francë.

Mediat franceze kanë raportuar se Gervinho do t’i bashkohet Marseilles në afatin kalimtar të janarit nga skuadra kineze Hebei China Fortune.

29-vjeçari u transferua në kampionatin kinez gjatë janarit të këtij viti dhe ka treguar formë shumë të mirë.

Ish-anëtari i Arsenalit, pritet t’i kushtojë rreth 20 milionë euro Marseilles. /Telegrafi/