Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka reaguar pas kidnapimit të policëve të Kosovës nga Serbia në afërsi të kufirit.
“Rrëmbimi i tre zyrtarëve të Policisë së Kosovës nga regjimi i Vuçiqit në thellësi të territorit të Kosovës është përsëritja e praktikës kriminale të padronit të Vuçiqit (Millosheviçit), i cili urdhëroi rrëmbimin e oficerëve të OKB-së gjatë luftës në Bosnje për të shantazhuar Perëndimin”.
Ajo ka thënë se ky përshkallëzim duhet të shërbejë si një thirrje për zgjim të gjithë atyre që e njohin përshkallëzimin e luftërave ballkanike viteve të 90’ta. Duke shtuar se Vuçiqi po i frynë këtij destabilizimi.
”Ky përshkallëzim shërben si një thirrje zgjimi për të gjithë ata që njohin përshkallëzimin e luftërave ballkanike të viteve 1990. Kjo është e paimagjinueshme pa pranimin e vazhdueshëm të dhunës së Vuçiqit nga aktorë të rëndësishëm ndërkombëtarë. Ky akt i agresionit ndërkombëtar është një provë e qartë e Perëndimit”, ka shkruar Gërvalla në Twitter.
Ajo ka thënë se Vuçiq e dëshiron përshkallëzimin e situatës, duke shtuar se nuk dallon nga Millosheviqi për nga metodat.
Po ashtu ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të policëve kosovarë.
”Vuçiq padyshim do të përshkallëzohet më tej në të gjithë rajonin nëse nuk ka një ndalesë të qartë nga NATO. I bëjmë thirrje Vuçiqit që të lirojë menjëherë policët tanë. Ne i bëjmë thirrje Perëndimit të ngrihet në mbrojtje të aleatëve perëndimorë dhe të ndalojë përshkallëzimin e Vuçiqit”, ka thënë ajo./Telegrafi/
1/3 Vucic regime’s abduction of three @Kosovo_Police officers from deep inside🇽🇰 territory is the repetition of the criminal practice of Vucic's master Milosevic who ordered the kidnapping of UN and other foreign officers during the Bosnian war to blackmail the West.
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) June 14, 2023