Site icon Telegrafi

Gërvalla takon homologun kroat: Duhet të finalizohet anëtarësimi i Kosovës në KiE

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar një takim bilateral me homologun e saj kroat, Gordan Grlic-Radman, në Forumin e Dubrovnikut

MPJ njofton se në takim u diskutua për bashkëpunimin e dy vendeve dhe për iniciativat e përbashkëta, transmeton Telegrafi.

“Fuqizimi i bashkëpunimit në proceset e integrimit euroatlantik të Kosovës, iniciativat e përbashkëta rajonale, bashkëpunimi në siguri, mbrojtje dhe shkëmbime tregtare, ishin temat në fokus të takimit që Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla pati me Ministrin e Jashtëm të Kroacisë, Gordan Grlić-Radman”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, MPJD bën të ditur se në takimin bilateral të mbajtur në Forumin e Dubrovnikut, ministrja Gërvalla shprehu mirënjohjen ndaj Kroacisë për mbështetjen e madhe që i ka dhënë Republikës së Kosovës në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke deklaruar që ky proces duhet të finalizohet sa më shpejtë me anëtarësimin e plotë në KiE.

“Ministrja Gërvalla në takim me Ministrin Radman foli edhe rreth veprimeve destabilizuese të Serbisë në rajon dhe nevojën e rritjes së bashkëpunimit mes shteteve pro perëndimore të Ballkanit Perëndimor në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit”./Telegrafi/

Exit mobile version