Shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla priti në takim ambasadoren e Francës në Kosovë Marie-Christine Butel.
Siç njoftohet në takim u bisedua mbi temën e sigurisë në rajon pas gjendjes së krijuar në Ukrainë.
Gërvalla e ka njoftuar ambasadoren Butel për hapat që MPJD ka ndërmarrë për ta mundësuar sa më shpejt anëtarësimin e Kosovës në NATO, duke themeluar Grupin Ndërinstitucional që do ta procedojë këtë proces.
Po ashtu, e ka informuar për të gjithë hapat që Kosova ka ndërmarrë këto ditë, për t’i dalë në ndihmë shtetit të Ukrainës, dhe duke u bërë pjesë e sanksioneve që Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë vendosur Rusisë, njofton Telegrafi.