Telegrafi

Gërvalla takohet me kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, flasin për sigurinë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është takuar me kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy Pelosi.

Përmes një postimi në Twitter, Gërvalla ka njoftuar se me Pelosi-n ka diskutuar për sigurinë në Kosovë dhe Evropë.

Lexo po ashtu Gërvalla takohet me Blinken, thotë se Kosova s'mund të ketë mik më të besueshëm se SHBA-në

“Pata mundësinë që të shkëmbejë pikëpamjet mbi sigurinë në Kosovë dhe Evropë me Nancy Pelosi gjatë ‘Summit of the Americas’. Mirënjohëse ndaj saj për përkushtimin dhe mbështetjen në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe ShBA-së”, ka shkruar kryediplomatja.

Gërvalla po qëndron në SHBA me ftesë të sekretarit Blinken, ku po merr pjesë në “Summit of the Americas”, që po mbahet në Los Angeles./Telegrafi/