Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është takuar me homologun irlandez, Simon Coveney, i cili do të udhëheqë me Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës.
Ministria njofton se Gërvalla dhe Coveney kanë diskutuar për hapat e radhës së anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla, ka vazhduar takimet me diskutime të detajuar me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ministrinë e Mbrojtjes së Irlandës, në kapacitetin e tij si udhëheqës i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, sa i përket anëtarësimit të Kosovës dhe çështjeve të rëndësishme politike”, thuhet në njoftimin e ministrisë në Twitter.
Irlanda do të kryesojë me Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës, ku edhe do të merret vendimi për anëtarësimin e Kosovës në këtë mekanizëm. /Telegrafi/
DPM/FM @gervallaschwarz continued meetings on a detailed discussion with the MFA and MoD of #Ireland, in his capacity as Irish Chairmanship of the @coe’s Committee of Ministers – @simoncoveney, regarding ??’s CoE membership process & important political matters.
????? pic.twitter.com/LBL1DjdRSk
— MFA Kosova ?? (@MFAKOSOVO) June 22, 2022