Telegrafi

Gërvalla takohet me homologun Gerapetritis: Greqia është akter kryesor në rajonin tonë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është takuar me homologun e saj grek, Giorgos Gerapetritis.

Ministrja Gërvalla ka thënë se Greqia është një akter kryesor në rajon, me të cilën Kosova ndan një gamë të gjerë vlerash e qëllimesh.

Ajo ka shtuar se me kreun e diplomacisë greke kanë diskutuar për raportet miqësore në biznes, kulturë dhe politikë.

“Greqia është akter kryesor në rajonin tonë me të cilin ne ndajmë një gamë të gjerë vlerash dhe qëllimesh. Në një takim të përzemërt me kolegun tim Giorgos Gerapetritis, diskutuam marrëdhëniet tona miqësore në biznes, kulturë dhe politikë. Jam mirënjohëse për partneritetin tonë!”, ka shkruar kryediplomatja kosovare në platformën “X”. /Telegrafi/