Site icon Telegrafi

Gërvalla: Si qeveri kemi ofruar gjithë potencialin tonë për tejkalim të kësaj gjendje

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla tha se Qeveria e Kosovës ka vënë në dispozicion të gjithë potencialin e saj për të tejkaluar këtë situatë emergjente në Deçan.

“Shpallja e gjendjes emergjente edhe njëherë na vë parasysh se me çfarë gjendje kemi të bëjmë. Si qeveri kemi filluar koordinimin edhe mes kolegëve të tjerë për të gjetur zgjidhjet që nevojiten në Komunë”.

Gërvalla thotë se momentalisht kanë rënë dyshimet se helmimi ka ardhur nga konsumimi i ujit.

“Si qeveri jemi shumë të interesuar që të punojmë dhe të ndihmojmë në çdo aspekt në gjetjen e burimit të këtij infektimi. Ajo çfarë fillimisht është menduar se mund të jetë pasojë e njëfarë mikrobi në ujë, por ajo momentalisht nuk është konfirmuar është detyrë e jona të jemi në kërkim të saj të vëmë në dispozicion të gjithë potencialin tonë”.

“Si Qeveri e Kosovës më lejoni që të them se të gjithë potencialin dhe mundësitë tona janë në dispozicion të Komunës së Deçanit për tejkalim të kësaj gjendje”, u shpreh Gërvalla.

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj deklaroi se gjatë ditës së sotme kujdesi ka qenë më i shtuar edhe nga niveli qendror që i kanë dalë në ndihmë kësaj komune për nevoja aktuale në drejtim të tejkalimit të kësaj gjendje.

Ai tha se përkundër që të dielën ishte ndërprerë uji në fshatrat ku dyshohet se është bërë helmimi, tashmë sot është lejuar përdorimi i ujit vetëm për sanitari dhe amvisëri.

Exit mobile version