Telegrafi

Gërvalla sfidon Mustafën: Ballafaqohu publikisht nëse je burrë e merri me vete ismetbeqirat, lutfihazirat e agimveliat (Video)

Jam më shumë se e tronditur se si mundet me ndodh një e tillë në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), thotë Donika Gërvalla, kryetare e LDK-së në Gjermani, e cila sot u përjashtua nga mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

“Nëse Isa Mustafa e Ismet Beqiri mendojnë se munden me më ndalë me këtë, mua që jam përballë me një shtet si Serbia, e kanë gabim. Kjo s’është LDK e Ibrahim Rugoves”, ka thënë ajo në emisionin Rrokum Rroll në TV Rrokum, e cila Beqirin e quan “rrenc që rren për çdo ditë”.

“I bëj ftesë publike Isa Mustafës me lutfihazirat, ismetbeqirat e agimveliat me dalë me bë diskutim publik. Por, për këtë duhet burrni, e unë burrni te Isa nuk kam pa”, thotë ajo. /Telegrafi/

https://youtu.be/rdPsSSbfNVU