Një zyrtar i lartë i zbulimit amerikan njoftoi se raketa ruse kanë kaluar mbi Poloni, një vend anëtar i NATO-s, duke vrarë dy persona.
Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla ka reaguar duke thënë se Kosova qëndron në krah të Polonisë kundër regjimit të Putinit.
“Jemi të pikëlluar me humbjen e jetëve të qytetarëve të pafajshëm polakë që u vranë nga raketat ruse. Mendimet tona janë me familjet e viktimave, Kosova qëndron me Poloninë kundër regjimit të Putinit. Bashkimi Evropian duhet të veprojë në mënyrë shumë më të vendosur për të ndaluar Putinin përpara se ai të sjellë luftën në të gjithë kontinentin”, ka shkruar Gërvalla në Tëitter.
Zëdhënësi i qeverisë polake Piotr Mueller nuk e ka konfirmuar ende lajmin, por tha se udhëheqësit e lartë të vendit po mbanin një takim urgjent për shkak të asaj që ai e cilësoi një ‘situate krize’.
Mediat polake raportuan se dy persona humbën jetën të martën pasdite pasi një predhë goditi një zonë në Przeëodóë, një fshat polak pranë kufirit me Ukrainën. Zona përdorej për tharjen e grurit./Telegrafi/
We mourn the loss of innocent Polish lives who have been killed by Russian rockets.
Our thoughts are with the families, 🇽🇰 stands with 🇵🇱 against Putin's regime.
🇪🇺 has to act much more determined to stop Putin before he and his proxies bring war over the whole continent.— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) November 15, 2022