Site icon Telegrafi

Gërvalla: Rama e keqpërdori foltoren e Kuvendit

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla e ka kritikuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për fjalimin që e mbajti në Kuvendin e Kosovës të premten.

Gërvalla ka thënë se Rama e keqpërdori mikpritjen e Kosovës teksa mbajti fjalim fushate kundër qeverisë së Albin Kurtit.

“Është e vërtetë që fjalimi i kryeministrit Rama nuk u përshtat me atmosferën. Fort e keqpërdori mikpritjen e Kosovës. Ai që vjen të bëjë fushatë, duhet të vijë të bëjë fushatë transparente dhe jo të vijë të keqpërdor foltoren e Kuvendit. Ishte e qartë. Ishte e pakëndshme atmosfera gjatë fjalimit të tij. Një fjalim i tillë ishte i papërshtatshëm”, ka thënë Gërvalla në “DPT Te Fidani”, në Klan Kosova.

Ajo tha se fjalimi i Ramës ishte mosrespektim i institucioneve të Kosovës.

Gërvalla tha se Rama nuk dha këshilla vëllazërore.

Kuvendet e Kosovës dhe Shqipërisë e mbajtën të premten një seancë të përbashkët parlamentare në Prishtinë, ku folën kryeparlamentarët e dy kuvendeve, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeminitsrat Albin Kurti dhe Edi Rama.

Exit mobile version