Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka folur pas takimit me minsitrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias.
Në një konferencë për media, Gërvalla tha se Dendias kanë diskutuar edhe për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në Këshillin e Evropës.
Më tej theksoi se roli i Greqisë është i domosdoshëm për të ulur tensionet me Serbinë.
“Roli i Greqisë është shumë i mirëseardhur dhe shumë i domosdoshëm në përpjekjet për të ulur tensionet edhe me Serbinë, me qëllim që pastaj të mund të pasojë normalizimi në vend të përshkallëzimit”.
“Ky takim i sotëm ishte në vazhdën e një serie takimesh në rrethana të ndryshme dhe me përmbajtje të ndryshme”, u shpreh ajo./Telegrafi/