Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka nisur raportimin para Komisionit për Punë të Jashtme.
Ministrja ka bërë të ditur që së shpejti do të ndryshojnë çmimet nëpër ambasada, duke ulur çmimet për shërbimet që marrin qytetarët, transmeton Telegrafi.
“Çmimet janë shumë të larta, i paguajnë mbi 1 mijë euro për t’u pajisur me këto pasaporta, do të ndryshojë çmimorja rreth shërbimeve nëpër ambasada”, u shpreh ministrja.
Gjatë raportimit ajo deklaroi se po punojnë intensivisht për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe arritjen e njohjeve të reja.
Gjatë raportimit në Komisionin parlamentar për punë të jashtme, kryediplomatja kosovare tha se kanë bërë progres të rëndësishëm për anëtarësim në Këshill të Evropës.
Ajo tha se pret që anëtarësimi në KiE të jetë çështje muajsh dhe jo vitesh.
Ndërkaq, nënvizoi se fokusi kryesor është anëtarësimi në NATO. /Telegrafi/