Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se sot ka marrë pjesë në Takimin e Grave Ministre të Punëve të Jashtme në Kanada.
Në një postim në Facebook, ajo ka shpërndarë një video përmbledhëse nga vizita e saj.
“Në vazhdën e përkushtimit të përbashkët për paqe dhe fuqizim ekonomik të grave si dhe takimet me homologet nga Eswatini dhe Republika Demokratike e Kongos, duke hapur rrugë të reja bashkëpunimi në fushat me interes të përbashkët”, ka shkruar Gërvalla.