Site icon Telegrafi

Gërvalla krah Blinkenit në konferencën e Koalicionit Global kundër ISIS-it

Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, pjesëmarrëse në konferencën e Koalicionit Global kundër DAESH/ISIS, ka deklaruar se Kosova jep kontribut serioz për paqe dhe siguri globale.

Në një postim në Facebook, Gërvalla ka bërë të ditur se të hënën ka qenë e pranishme në konferencën e Koalicionit Global kundër DAESH/ISIS-it, në 10-vjetorin e themelimit të tij.

Ajo tha se terrorizmi dhe radikalizmi nuk kanë vend në shoqërinë dhe shtetin tonë.

“Me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në konferencën e Koalicionit Global kundër DAESH/ISIS, në 10-vjetorin e themelimit të tij. Republika e Kosovës tashmë, 25 vjet pas çlirimit të saj, jep kontributin e saj serioz për paqe dhe siguri globale. Terrorizmi dhe radikalizmi nuk kanë vend në shoqërinë dhe shtetin tonë. Prandaj, jam e lumtur për mundësinë e krijuar për të shkëmbyer ide dhe përvoja të vlefshme me kolegë nga rajoni dhe e gjithë bota”, ka thënë Gërvalla.

Exit mobile version