Site icon Telegrafi

Gërvalla: Komiteti i Ministrave të mblidhet e të votojë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, gjatë takimit me Presidentin i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, Gabrielius Landsbergis, me të cilin ka biseduar për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE).

Gërvalla, e cila po merr pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së në Luksemburg, gjatë takimit me Landsbergis, i cili është edhe ministër i Punëve të Jashtme të Lituanisë, ka thënë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim në KiE.

“Përmbyllja e procesit të anëtarësimit të plotë të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës pas mbështetjes prej 82% të votave që i dha Asambleja e Përgjithshme anëtarësimit në KiE dhe fuqizimi i bashkëpunimit në rrugën euroatlantike të Kosovës, ishin temat kryesore të takimit që Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla pati me Ministrin e Punëve të Jashtme të Lituanisë, njëherit, President i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, Gabrielius Landsbergis”, thuhet në njoftimin e MPJD, nga takimi i gërvallës me Landsbergis.

Më tej thuhet se, gjatë këtij takimi Ministrja Gërvalla, e shoqëruar nga Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci dhe Ambasadori Lulzim Hiseni e uroi ministrin Landsbergis për marrjen e Presidencës së Këshillit të Evropës dhe shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen që Lituania i ka dhënë Republikës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Më tej Ministrja Gërvalla theksoi se, ashtu siç ka konfirmuar Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, Republika e Kosovës ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim dhe ofroi bashkëpunimin e institucioneve të Kosovës me qëllim që sa më parë të mund të mblidhet Komiteti i Ministrave për të marrë vendimin historik për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version