Telegrafi

Gërvalla iu reagon kritikuesve, shpërndanë videon e Këshillit të Sigurimit ku lavdëron UÇK-në

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, të dielën ka kujtuar përvjetorin e 23-të të çlirimit të Kosovës me një status në rrjetin social Facebook pa përmendur emrin e  Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Pas kësaj, kanë shpërthyer reagimet nëpër rrjete sociale.

Gërvalla u akuzua nga disa subjekte opozitare si politikane “anti-UÇK”, madje duke ia kërkuar edhe dorëheqjen.

Për të gjitha këto akuza ka reaguar vet ministrja e Punëve të Jashtme.

Lexo po ashtu Gërvalla nuk përmendi UÇK-në në Ditën e Çlirimit, reagon Musliu-Shoshi: E dhimbshme të mos falënderohet gjaku i dëshmorëve

Ajo e ka quajtur ketë debat të përsëritur dhe tendencioz, derisa ka shpërndarë një përplasje që ka pasur në Këshillin e Sigurimit me përfaqësuesin serb.

“E vërteta gjithmonë e mund gënjeshtrën, sado e zëshme të jetë kjo e fundit”, ka shkruar Gërvalla mbi video.

Lexo po ashtu Gërvalla në OKB replika me përfaqësuesit e Serbisë e Rusisë: Krenare për luftën e UÇK-së, mbrojtën popullin dhe shtëpitë e tyre

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla në adresimin e saj në Këshillin e Sigurimit kishte thënë se është zhgënjyese që Serbia ende nuk po distancohet nga krimet e kryera në Ballkan në të kaluarën.

Ajo ka thënë se kur përfaqësuesi i Rusisë hedh akuza ndaj ish-ushtarëve të UÇK-së, i kujtohen akuzat që sot Rusia po bënë ndaj ushtarëve të Ukrainës që po e mbrojnë vendin e tyre.

“Ushtarët trima të UÇK-së kanë mbrojtur popullin e tyre. Unë jam krenare me ata ushtarë kanë mbrojtur shtëpitë e tyre. Nuk do të isha fare krenare të përfaqësoja vendet tuaja, natyrisht ju vendosni si do të përfaqësoni vendet tuaja”, kishte thënë Gërvalla./Telegrafi/