Site icon Telegrafi

Gërvalla ftohet t’i drejtohet Komisionit për Punë të Jashtme të PE-së

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka pranuar sot një ftesë nga David McAllister, kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET), që të takohet me anëtarët e këtij komisioni.

Në ftesën e tij, McAllister,ka ftuar ministren Gërvalla t’i drejtohet anëtarëve të këtij komisioni në njërën prej takimeve të tyre, duke e parë si një mundësi të mirë për të diskutuar lidhur me prioritetet e politikës së jashtme të Kosovës.

“Për ministren Gërvalla mbetet prioritet përfaqësimi i Kosovës në institucionet e BE-së për avancimin e agjendës evropiane për vendin”, thuhet në njoftim e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës . /Telegrafi/

Exit mobile version