Telegrafi

Gerson nuk largohet nga Roma në janar

Mesfushori i Romës, Gerson, ka premtuar se nuk është në negociata për t’u huazuar te ndonjë klub tjetër.

Braziliani nënshkroi me Giallorossët nga Fluminense për 15 milionë euro në dimrin e kaluar, ndërsa iu bashkua skuadrës në fillim të këtij sezoni.

Megjithatë, 19-vjeçari ka zhvilluar vetëm 14 minuta në Serie A, prandaj është spekuluar se do të huazohet në janar.

Lexo po ashtu Situata e Romës me blerjet edhe shitjet e lojtarëve

Por, vet lojtari ka bërë një postim në rrjetet sociale për të sqaruar se do të qëndrojë në Stadio Olimpico.

“Jam vetëm në muajt e mi të parë në futbollin italian. Po bëhem më i mirë, falë infrastrukturës që na ka vënë në dispozicion klubi”.

“Dua të sqaroj se nuk ka bisedime për t’u huazuar te ndonjë klub tjetër dhe asnjëherë nuk e kam menduar të shkoj si huazim. Qëllimi im është që t’i ndihmoj Romës këtë sezon”, ka shkruar Gerson në Instagram. /Telegrafi/