Sado që ju pëlqejnë flokët e sapolarë dhe të tharë me tharëse flokësh, gërsheti ‘chignon’ mund të jetë shumë rastësor ose ultra-glamuroz, ndërsa gjithçka varet nga pamja që dëshironi ta arrini
Gërsheti francez ka qenë gjithmonë një nga modelet më klasike dhe elegante për t’u thurur.
Kjo frizurë franceze me pamje të sofistikuar ishte e popullarizuar në Greqinë e lashtë, si dhe në epokën Viktoriane, dhe përsëri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Sot, është një nga modelet më të zakonshme të flokëve në tapetin e kuq, por edhe një model flokësh që mund të bëhet shumë lehtë në shtëpi, transmeton Telegrafi.
Varianti i parë është i shkëlqyeshëm për çdo ditë, ndërsa i dyti është më i përshtatshëm për raste mbrëmjeje dhe ngjarje festive.
Është alternativë e përsosur me bisht të lartë apo të ulët dhe mund ta bartni kur dëshironi t’i lani flokët më vonë, mirëpo për atë rast ju propozojmë opsionin e flokëve “të lëpirë”.
I lehtë për t’u bërë edhe vetë, mund të thuret në mënyra të ndryshme, duke e personalizuar atë në maksimum.
Në video mund të shihni se si të bëni hap pas hapi gërshetin ‘chignon’ për më pak se pesë minuta:
/Telegrafi/