Për të rregulluar këtë frizurë nevojiten: një krehër i vogël, gërsheti, llastiku, një gërshet i madh, sprej për të forcuar flokët dhe duart të shkathëta të një shoqes suaj.
Krihi flokët dhe pastaj ndaji horizontalisht në një linjë të drejtë, që do të thotë se linja shkon nga veshi në vesh, transmeton Telegrafi. Për të mos penguar pjesa e flokëve të cilën nuk je duke e rregulluar, kape me një furqetë mbi vesh.
Me pjesën tjetër të flokëve bëre një nyje në formë topthi dhe forcoje me llastik. Lëri disa tufa pa i lidhur dhe në fund spërkati me sprej për forcim flokësh.
Këshillë: Para se të fillosh të thurësh gërshetin afrikan, disa tufa ngjyrosi me maskarë të posaçme për flokë. Preferohen ngjyra e kuqe, e kaltra, a arta dhe e argjendta…/Telegrafi/