Telegrafi

Gërshetat sërish në modë, por në vetulla: Tingëllon joreale, ja si mund t’i bëni! (Foto, Video)

Kjo mënyrë e stilizimit të vetullave gjoja është bërë si përgjigje ndaj trendit të vetullave me tallaze, të cilat nuk i përshtaten asnjë forme të fytyrës, sepse, para së gjithash, nuk e definojnë.

Gërshetat ndjekin definimin dhe formën e vetullave, por bashkë me to japin edhe një detaj jo të përditshëm, transmeton Telegrafi.

E gjitha që ju duhet janë hijesimi i fortë dhe brusha precize apo lapsi për vetulla, i cili është diç më i errët nga ngjyra e qimeve tuaja natyrale, në mënyrë që të theksohen linjat zigzage të gërshetit.

Pasi t’i krehësh, ngadalë me laps apo me brushë, vizaton bazën e gërshetit, linjë pas linje, duke i bashkuar dhe kryqëzuar me të mëparshmen, në mënyrë që në fund të krijosh gërshetin i cili në fillim është i gjerë, ndërsa nga fundi gjithnjë e më shumë ngushtohet.

/Telegrafi/