Site icon Telegrafi

Gërshet i dyfishtë: Edhe një trend i viteve ‘90 po na kthehet! (Foto+Video)

Nëse jeni edhe ju ndër ato dama të cilat preferojnë që bartin gërshet, apo jeni lodhur nga frizurat e zakonshme dhe të thjeshta, kemi një propozim të shkëlqyeshëm për ju!

Fjala është për gërshetat e parezistueshme të dyfishta të cilat me siguri i keni bartur kur keni qenë vajza të reja, prandaj pikërisht ky trend nga vitet ’90 po kthehet edhe një herë, transmeton Telegrafi.

Më e mira nga të gjitha është që kjo frizurë simpatike mund të bartet në shumë mënyra, sepse është shumë praktike dhe e thjeshtë për t’u bërë!

Shikoni në vazhdim se si këtë frizurë e bartin damat e njohura, ndoshta do t’ju lindë inspirimi që menjëherë pas ta lexoni këtë tekst ta bëni një frizurë të tillë! /Telegrafi/

Exit mobile version