Telegrafi

Gerrard zgjidhet lojtari i vitit në Angli

Gerrardi asistoi në të gjitha golat e Anglisë në “Euro 2012”, edhe pse nuk ia doli të shënonte ndonjë gol këtë vit.

Danny Welbeck, i cili shënoi pesë gola në 11 paraqitje për Anglinë këtë vit, doli i dyti. Ndërsa, Ashley Cole u votua i treti nga tifozët në faqen zyrtare të Football Association.

“Ende ndihem i freskët, mezi pres të luaj ndeshjen e ardhshme, njëjtë sikur të bëjë debutimin. Sa herë që e veshi fanellën e Anglisë, ndihem shumë krenar”, tha Gerrard gjatë ceremonisë. /Telegrafi/