Telegrafi

Gerrard synon Ligën Kampionëve

Të zgjedhurit e trajnerit Brendan Rodgers u ngjitën në vendin e dhjetë pas fitores 3-2 ndaj West Ham United në Upton Park gjatë të dielës, dhe Gerrard mendon se seria pozitive e rezultateve mund të kulmojë me përfundim në njërën nga katër pozitat e para të tabelës.

“Unë vërtet jam i kënaqur me djelmoshat. Ishte një paraqitje fantastike. Mendoj se para ndeshjes njerëzit dyshonin në ne dhe mendoj se ne do të ishim jo aq të saktë para golit pa sulmuesin tonë kryesor. Por ne kemi luajtur në udhëtim, kemi shënuar tre gola dhe jemi kthyer me tre pikë”.

“Ne po shkojmë ngadalë drejt vendit ku duam të jemi. Ne kemi dy ndeshje në shtëpi tash, kundër Aston Villas dhe Fulhamit. Nëse mund t’i mbyllim si duhet dhe të nxjerrim 12 pikë nga 12 të mundshme, ne do të jemi më afër vendit të katërt”, ka thënë Gerrard. /Telegrafi/