Telegrafi

Gerrard shpallet i pafajshëm

Gerrard dhe miqtë e tij kishin qenë në një bar nate ku një person kishte përfunduar i rrahur, ndërsa mesfushori anglez ishte akuzuar se e kishte “goditur atë me shpejtësinë e një boksieri profesionist”.

Kapiteni i Livetpoolit ka mohuar akuzën duke thënë se McGee (i rrahuri) kishte dashur ta sulmonte dhe ai kishte reaguar në vetëmbrojtje.

Ndërsa sot Gjykata Mbretërore e Liverpulit e ka shpallur Steven Gerrardin të pafajshëm. Pesë miqtë e Gerrard i kanë pranuar akuzat ndaj tyre.