Telegrafi

Gerrard nuk luan kundër Holandës

Kapiteni i Liverpoolit nuk ka udhëtuar për në Amsterdam me pjesën tjetër të ekipit të Anglisë, për shkak të një lëndimi në ije, të cilin duhet ta tejkalojë për të qenë i gatshëm të dielën për të luajtur në ndeshjen e Ligës Premier kundër Tottenham Hotspur.

Gerrard është lojtari i dytë që tërhiqet nga të zgjedhurit e Fabio Capellos, pasi që të njëjtën gjë e bëri edhe portieri Ben Foster.