Telegrafi

Gerrard: Nuk do ta shkëmbeja Torres për askënd

Torres ka shënuar 58 gola në 92 ndeshje me Liverpoolin që kur ka bërë debutimin e tij në muajin gusht të vitit 2007, derisa Gerrard ka shënuar 123 gola në 492 takime.

Por sigurisht se suksesi më i madh vjen nga 77 takimet ku dyshja kanë luajtur së bashku, kur ata kanë shënuar 86 gola të dy, Gerrard me 39 dhe Torres me 47.

“Nuk do ta shkëmbeja Fernandon për asnjë sulmues tjetër në botë, ai është më i mirë”, ka thënë Gerrard.

Torres ka shtuar, “Nëse dëshironi të luani krahas dikujt si Stevie, i cili është më i miri në botë, kjo vetëm mund t’ju ndihmojë juve. Ai është një pasues i shkëlqyeshëm dhe mund të shënojë gola”.