Steven Gerrard thuhet se është në bisedime me skuadrën e MK Dons mbi rolin e menaxherit, i cili ka mbetur vakant që pas largimit të Karl Robinson.
36-vjeçari ka luajtur ndeshjen e tij të fundit për LA Galaxy dhe është duke vlerësuar ‘opsionet e brenda dhe jashtë fushës’ para përfundimit të kontratës së tij me klubin nga MLS në dhjetor.
Por, ajo që është duke u raportuar nga mediat angleze është se një nga këto opsione do të ishte një veprim në menaxhimin e ndonjë skuadrës.
Sipas Eurosport, Gerrard ka mbajtur tashmë bisedime me klubin anglez nga League One, MK Dons, përcjell Telegrafi.
Skuadra e Milton Keynes janë aktualisht pa menaxher pas largimit të Karl Robinson dhe janë në vendin e 21-të në League One. /Telegrafi/