Liverpooli ka shfaqur performancë të denjë në sfidën ndaj Manchester Cityt, ku Gerrard realizoi një gol ëndrrash dhe është pikërisht ‘Steve G’ ai që shpreson për një kualifikim në Ligën e Kampionëve.
“Ne mund të marrim besim nga mënyra si kemi luajtur ndaj Arsenalit dhe Manchester Cityt. City është ekip i mirë dhe të shkosh si mysafir te kampioni ta kesh epërsinë dhe të nxjerrësh pikë është e mrekullueshme”.
“Ne duhet që të përmirësohemi në këtë aspekt dhe të fitojmë ndeshjet e vogla, pasi ne mund të kualifikohemi në top katërshe pa kurrfarë dyshimi. Pak ekipe ka që i shkojnë Cityt dhe e dominojnë ndeshjen, ata janë top ekip”, ka thënë Gerrard. /Telegrafi/