Telegrafi

Gerrard: Mund ta përmbysin rezultatin

Redsat shpresojmë të kualifikohen në 16-shen e fundit të garës me një fitore në ndeshjen e kthimit, që do të zhvillohet pas dy javësh në Anfield.

“Ne sigurisht se jemi të zhgënjyer. Pas dy disfatave, është një moment i vështirë, por ne kemi nevojë të reagojmë. Ne kemi një ndeshje të madhe pas disa ditësh kundër Swansea dhe kemi nevojë të rikthehemi”.

“Deri në minutën e 70-të kundër Zenit, ndeshja ishte nën kontroll. Ishte një ndeshje e vështirë në kushte të vështira. Ne jemi të zhgënjyer me dy gola të trashë që pranuam, por sfida nuk ka mbaruar. Nëse dikush mund të kthehet, jemi ne”, ka thënë Gerrard. /Telegrafi/