Telegrafi

Gerrard lojtar i Realit?

Burimet spanjolle kanë pohuar për tabloidet britanike dhe sportivet spanjolle se Jose Mourinho mendon seriozisht të bëjë një ofertë prej 50 milionë funte për Gerrard, por do të presin rezultatin e takimit Dalglish-Gerrard.

Legjenda e Liverpoolit Kenny Dalglish është në Afrikën e Jugut për t’u takuar me Steven Gerrard dhe për ta bindur atë të qëndrojë te Liverpooli, tentim që sipas pritjeve do të jetë i dështuar sepse oferta për të do të jetë e parrefuzueshme për hierarkinë e Anfield. /Telegrafi/