Telegrafi

Gerrard: Liga e Evropës një trofe i veçantë

Eliminimi nga Liga e Kampionëve e ka goditur reputacionin e Liverpoolit, por Gerrard thotë se triumfi në Ligën e Evropës do të ndihmojë për të rikthyer imazhin e klubin.

“Ky sezon ka qenë i paqëndrueshëm dhe nuk ka shkuar sipas planit. Por, për mua si kapiten dhe për ekipin, ne duhet ta fitojmë edhe një trofe. Andaj do të japim gjithçka”.

“Çdokush i cili e nënvlerëson Ligën e Evropës nuk është për mua, pasi e kam ngritur trofeun e Kupës UEFA më herët. Është një trofe i veçantë dhe ishte një finale e shkëlqyeshme. Shpresoj se ne mund të përjetojmë të njëjtën gjë këtë sezon”, ka thënë Gerrard./Telegrafi/