Telegrafi

Gerrard: Kam dështuar këtë sezon

“Mendoj se mund të jetë më mirë. Kur e shikoj formën time këtë sezon ndjehem totalisht i pakënaqur sepse nuk e kam arritur nivelin në të cilën do të doja të jem”.

“Nuk po brengosem shumë pasi që kjo mund të ndryshojë kurdo dhe kudo. Unë kam luajtur mirë, por shpeshherë jam ndarë i zhgënjyer në fund të sfidave”.

“Jam kritiku më i madh i vetvetes. Sfidat e mia të ardhshme janë finalja e Europa League dhe Kupa e Botës”, deklaroi Gerrard për Sky Sports. /Telegrafi/