Telegrafi

Gerrard i lumtur me rikthimin e Torres

“Për mua është gjë e madhe që Fernando është kthyer, është gjë e madhe për klubin, gjë e madhe për të gjithë këtu”.

“Ai është njeriu kryesor i yni. Ai është golashënuesi ynë më i mirë, prandaj na nevojitet në formë të mirë dhe goditëse”.

“Nëse kjo ndodh, atëherë jam i bindur se do të ngjitemi në Ligë dhe do të jemi në katër vendet e para”, ka thënë mesfushori anglez për This Is London. /Telegrafi/