Telegrafi

Gerrard: Hodgson, njeriu i duhur

“Klubi ka bërë një zgjedhje të mirë me emërimin e Roy Hodgsonit. Rafa Benitez u largua disa javë më parë dhe unë e kam ditur se klubi po kërkonte kohë për të gjetur njeriun e duhur për këtë punë”.

“Roy Hodgson është me përvojë të madhe dhe besoj se ai është njeriu i duhur për Liverpoolin. Mendoj se ka qenë me vlerë pritja dhe jam i sigurt se ai mezi pret të fillojë punën dhe të fillojë vënien në punë të planeve të tija për sezonin e ardhshëm”, deklaroi Gerrard për faqen zyrtare të Liverpoolit. /Telegrafi/