Telegrafi

Gerrard e Johnson nuk luajnë kundër Fulhamit

Konfirmimin e ka bërë të premten trajneri i Të Kuqve, Rafael Benitez, duke thënë se dy lojtarët nuk mund të aktivizohen si pasojë e lëndimeve.

“Gerrard ende ka problem me ijën, ashtu që nuk do të jetë në gjendje të luajë këtë fundjavë… Johnson ka një lëndim të vogël në pulpën e këmbës, prandaj ai do të mungojë për një javë”, ka thënë Benitez për BBC. /Telegrafi/