Telegrafi

Gerrard dhe Cole, transferimet e Realit?

Të martën, drejtori Jorge Valdano kishte thënë se Real Madridi do të bënte edhe dy transferime tjera dhe jo më shumë. Sipas Daily Mail, në Angli po spekulohet se këta dy lojtarë janë kapiteni i Liverpoolit dhe mbrojtësi i majtë i Chelseat.

Anglezët llogaritet se kanë vlerë prej rreth 61.5 milionë eurosh, ndërsa që të dy lojtarët adhurohen nga Mourinho. Real Madridi është i lidhur me Gerrardin që prej disa javësh, ndërsa Ashley Cole do t’i zgjidhte problemet e Real Madridit në krahun e majtë të mbrojtjes. /Telegrafi/