Telegrafi

Gerrard dëshiron më shumë sukses para pensionimit

“Ende kam shumë ëndrra, dhe kjo do të thotë ta fitoj Ligën Premier, pasi është medalja e vetme që më mungon në koleksionin personal. Dhe do të ishte vërtet bukur të shkojmë në turne me Anglinë dhe të arrijmë sukses, kjo do të thotë ta fitojmë Kupën Botëtore në verën e ardhshme”, ka thënë Gerrard.

“Dua të arrij më shumë se në çerekfinale. Dhe po ashtu dua një sukses tjetër në Ligën e Kampionëve. Njerëzit mund ta shihnin reagimin tim kur e kam ngritur trofeun në vitin 2005, sa shumë do të thotë ai për mua, bashkë-lojtarët e mi dhe përkrahësit”, ka shtuar më tej kapiteni i të kuqve.