Telegrafi

Gerrard Depardieu akuzohet për përdhunimin të një aktoreje 22-vjeçare

Gerard Depardieu është nën hetime nga zyra e prokurorisë në Paris mbi akuzat për përdhunim dhe sulm seksual, ka thënë një burim nga gjykata, ndërsa aktori i mohoi akuzat.

Zyrtari tha se një grua ka paraqitur një ankesë të hënën pranë qytetit jugor francez të Aix-en-Provence, dhe rasti është hapur nga prokurorët në kryeqytetin francez.

Avokati i aktorit, Herve Temime tha për televizionin BFM TV se “artisti absolutisht i mohon akuzat për përdhunim, dhunës seksuale të çdo lloji, apo çfarëdo lloj krimi”.

“Unë mund të konfirmoj se ankesa është dorëzuar më 27 gusht në juridiksionin e prokurorisë në Aix-en-Provence. Rasti i është dorëzuar prokurorit në Paris”, tha burimi, raportoi Reuters.

Gazeta Le Parisien dhe televizioni BFM kanë raportuar se gruaja, gjegjësisht aktorja 22-vjeçare dhe njëkohësisht balerinë, ka pohuar se 69-vjeçari e ka sulmuar më 7 dhe 13 gusht në shtëpinë e tij në Paris.

Avokati më tutje deklaroi se do të ndiqet penalisht aktorja e re për shpifje pasi që dëshmohet pafajësia e klientit të tij.

Ndryshe, Depardieu ka kohë që ka hequr dorë nga shtetësia franceze duke marrë një pasaportë ruse. /Telegrafi/