Telegrafi

Gerrard: Botërori 2014 shansi im i fundit

“Djelmoshat thonë se sfida e madhe e ardhshme për ne është të arrijmë në Kupën Botërore. Dhe sigurisht do të jetë e fundit për mua, Frank dhe Ash. Është një nivel shumë i vështirë për të luajtur kur ju futeni në të 30-tat. Le të shpresojmë se mund të përfundojmë një turne të suksesshëm, ky është plani”.

“Kjo është arsyeja se pse të gjithë jemi të bashkuar dhe pse ende jemi këtu. Ne të gjithë kemi pasur karriera të suksesshme me klubet, por ne jemi të paepur të arrijmë diçka me Anglinë”.

“Vendi do të çmendej nëse ne do të kishim një turne të suksesshëm. Unë shikoj prapa në karrierën time me Anglinë me frustrim dhe zhgënjim pasi ne kemi humbur në penalti në çerekfinale sërish (kundër Italisë në Euro 2012)”.

“Ne kemi dashur ta ndryshojmë rekordin dhe kjo ndodh shumë herë për sa kohë unë jam pjesë e saj”, ka thënë Gerrard. /Telegrafi/