Steven Gerrard thotë se Anglia ka merituar një pritje të mrekullueshme nga Kampionati Botëror, duke pranuar se ekipi i Gareth Southgate tashmë ka arritur më shumë se se që ai ka bërë në 14 vite si reprezentues.
Anglia në gjysmëfinale arriti për herë të parë që prej vitit 1990 dhe që është edhe paraqitja më e mirë e Tre Luanëve që prej asaj kohe.
Gerrard ka vlerësuar këtë, duke thënë se ky ekip ka arritur më shumë se sa që ai ka arritur me ekipin e Anglisë.
To everyone who supported us.
To everyone who believed this time was different.
To everyone who wasn't afraid to dream.
To everyone who knows this is only the beginning.
Thank you. We hope we made you proud. #threelions pic.twitter.com/jH8lYMB2E0
— England (@England) July 11, 2018
“Më vjen keq për lojtarët”.
“Më vjen keq për Southgate, sepse të gjithë e dinë, ishte një mundësi e mrekullueshme për të shkuar në finale”.
“Por, duke thënë këtë, pasi kam reflektuar 24 orë pas ndeshjes, mendoj se duhet të jemi të gjithë krenarë me lojtarët dhe stafin drejtues. Ata kanë bërë tmerrësisht më shumë se sa që ne kemi bërë ndonjëherë, se sa që unë kam bërë ndonjëherë në kombëtare dhe gjithë ajo që mund të bëj është që t’i përgëzoj”, u shpreh Gerrard.
Kujtojmë se kombëtarja angleze në kohën e Steven Gerrard suksesin më të madh e kishte çerekfinalen. /Telegrafi/