Në Gjakovë u varros sot Sali Gërqina, i cili humbi jetën ditë më parë në lumin Drini i Bardhë.
Kampioni i shumëfishtë, Sali Riza Gërqina, është zhdukur pas hedhjes së tij nga bregu tek Ura e Fshejtë në Gjakovë, më 27 qershor të këtij viti.
Gërqina, i cili me kërcimet e shpeshta në stilin ‘dallëndyshe’ mori vëmendjen e të gjitha mediave botërore vitin e kaluar, u gjet i vdekur disa ditë më vonë, më 1 korrik 2017.
Për kampionin, Komuna e Gjakovës sot organizoi edhe mbledhje komemorative. /Klan Kosova/