Gazetari dhe analisti Branko Geroski, që njihet si i afërt me opozitën maqedonase ka mbështetur protestën shqiptare dje para qeverisë duke thënë se do të gjejmë zgjidhje më të mira për një Maqedoni të përbashkët, njofton Telegrafi Maqedoni.
”Mbështetje për protestat e qeta të shqiptarëve para qeverisë dhe për ”Revolucionin Laraman” të cilat kanë temë shumë të rëndësishme. Jeni tolerant me dallimet. Dallimet janë natyrale, ata janë pasuri e jonë. Për ta do të flasim kur do të kemi atmosferë të qetë, kur do të rrëzojmë këtë regjim. Do të ulemi të flasim për zgjidhje më të mira për një Maqedoni të përbashkët” shkruan Geroski pas protestave të djeshme./Telegrafi/